Ministria e Jashtme dhe Universiteti i Prishtinës arrijnë marrëveshje bashkëpunimi

29 qershor 2022 | 15:41

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Naser Sahiti, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, e cila ka për qëllim thellimin dhe kultivimin e bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy institucioneve.

Përmes kësaj marrëveshje, parashihet bashkëpunimi në përkrahjen e studentëve pjesëmarrës në Universitetin Veror Ndërkombëtar të Prishtinës (UVP), të cilët këtij programi akademik dhe kulturor do t’i bashkohen nga Ukraina, vendet e Paqësorit dhe të Afrikës.

Në këtë takim të frytshëm e miqësor u diskutuan edhe mundësi të shumta të bashkëpunimit dhe u propozuan ide partneriteti nga të dyja palët.

Në fjalën e tij, rektori Sahiti u shpreh i lumtur për këtë bashkëpunim, teksa theksoi që memorandumi me MPJD-në do të shërbejë në promovimin edhe më të madh të programit të UVP-së dhe në rritjen e partneriteteve ndërkombëtare.

Rektori shtoi që UP-ja është duke punuar në hapjen e më shumë programeve studimore në gjuhën angleze, gjë e cila do të lehtësonte pranimin e studentëve ndërkombëtar, përfshirë këtu edhe studentë nga vendet që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Nga kjo marrëveshje bashkëpunimi do të përfitojnë 20 studentë, të cilëve do t’u mbulohen shpenzimet e udhëtimit, akomodimit, pjesëmarrja në kurset e përzgjedhura në kuadër të programit, si dhe të gjitha shpenzimet e tjera eventuale.

Edicioni i 21-të i UVP-së, këtë vit, sjell gjithsej 13 kurse të akredituara nga fusha të ndryshme, me ligjërues vendorë dhe ndërkombëtarë.

Programi i UVP-së u ofron studentëve mundësinë e zgjerimit të njohurive, në një ambient akademik dhe ndërkulturor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Prishtinës ka konfirmuar largimin e tre futbollistëve Sadam…