Kuvendi Komunal i Vushtrrisë përkrah kërkesën që lulëkuqja të bëhet simbol i gjenocidit në Kosovë

30 dhjetor 2022 | 09:59

Kuvendi Komunal i Vushtrrisë njëzëri ka miratuar deklaratën përmes së cilës mbështetë kërkesën të cilën Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” ia ka drejtuar institucioneve të Kosovës, që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol zyrtar i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë.

Gjatë votimit kishte vetëm një votë kundër nga një asambleist i nacionalitetit serb, kurse të gjithë asambleistët shqiptarë votuan pro deklaratës mbështetëse.

Në këtë deklaratë ndër të tjera thuhet: Simboli paraqet katër format e akteve gjenocidare të cilat Serbia i zbatoi në Kosovë: vrasjen, dhunën seksuale, spastrimin etnik dhe shkatërrimin e objekteve që lidhen me përkatësinë etnike dhe identitetin shqiptar.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” falënderon kryesuesen e Këshillit Komunal znj. Melihate Basholli për angazhimet e saj që të realizohet me sukses kjo nismë dhe të gjithë asamblistët e komunës së Vushtrrisë për mbështetjen unanime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Podujevës ka organizuar manifestimin tradicional të fundvitit, zgjedhjen…