Kuvendi mban një minutë heshtje për të rënët e masakrës së Likoshanit dhe Qirezit

28 shkurt 2018 | 11:37

Me një minutë heshtje ka filluar seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës, ku do të shqyrtohet Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Nderimi nga deputetët i është dedikuar të rënëve në Betejën e Likoshanit dhe Çirezit në 20-vjetorin e rënies së tyre. Kërkesa për një minutë heshtje është parashtruar nga deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

Më 28 shkurt të vitit 1998 tek vendi i quajtur “Te tre lisat” janë zhvilluar luftimet të ashpra në mes të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe. Në këto luftime mbetën të vrarë disa policë serbë.

Si pasojë e kësaj, forcat e armikut rrethuan të dy fshatrat ku ekzekutuan 24 civilë të pafajshëm.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qytetet gjermane do të lejohen të ndalojnë qarkullimin e automjeteve…