Kuvendi nesër mban seancë, ky është rendi i ditës

05 korrik 16:25

Kuvendi i Kosovës nesër (e mërkurë) do të mbajë seancë plenare.

Në këtë seancë do të diskutohen edhe pikat e papërfunduara nga seanca e kaluara.

Rendi i ditës:

Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 16, 22, 23, 30 qershor dhe 1 korrik 2022:

Shqyrtimi i Raportit vjetor të performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021,

Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021.

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 30 qershor dhe 1 korrik 2022:

Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-108 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave,

Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2021,

Shqyrtimi i mocionit për shkarkimin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,

Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa të Mediave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka publikuar një raport rreth rritjes…