Kuvendi nesër mban seancë të jashtëzakonshme

07 nëntor 2022 | 16:26

Deputetët do të mblidhen nesër (e martë) në Kuvendin e Kosovës për një seancë të jashtëzakonshme, ka njoftuar  zyra për informim e këtij institucioni.

Sipas njoftimit, seanca e jashtëzakonshme e së martës do të nis në orën 10:00 dhe e ka vetëm një pikë në rend dite: “Shqyrtimi i vendimit të qeverisë për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin me energji elektrike”.

Pas kësaj, është paralajmëruar edhe një seancë plenare e Kuvendit, me fillim nga ora 11:00.

Në rend dite do të jenë tri pika:

1. Shqyrtim i dytë i Projektligjit nr.08/L-179 për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg,
2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-183 për mbështetjen e punëve publike,
3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/ L-149 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-010 për noterinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pronarët e skuadrës angleze Liverpooli, Fenway Sports Group janë të…