Kuvendi ratifikon pesë marrëveshje ndërkombëtare

21 janar 2022 | 13:35

Kuvendi i Kosovës me 80 vota për ka miratuar amendamentin dhe Projektligjin për ratifikimin e memorandumit të mirëkuptimit mes Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ministrisë së Arsimit për programin e shkëmbimit akademik Fulbright.

Po ashtu, me  80 vota për, Kuvendi ka miratuar edhe Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për statusin e pjesëmarrjeve të Forcave së Sigurisë së Kosovës dhe Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut gjatë qëndrimit të tyre të përkohshëm në territorin e shteteve përkatëse.

Me 87 vota të deputetëve është miratuar edhe Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e programit, nxitja dhe levimi i mundësive për sigurimin e ujit.

Po ashtu, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar një amendament dhe Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian “Horizon Europe”, korniza e programit për kërkim dhe inovacion.

Pas shumë diskutimeve është miratuar edhe marrëveshja e pestë ndërkombëtare, për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e BE-së që quhet “Evropa kreative 2021-2027”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lajme të këqija vijnë për Pele. Sipas informacioneve të ESPN,…