Kuvendi sot shqyrton listën e kandidatëve për anëtarë bordi të BQK-së

03 nëntor 2021 | 09:33

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere në mbledhjen që do ta mbajë sot do të shqyrtojë raportin e Fondit të Kursimeve Pensionale, si dhe listën e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Ka më shumë se një vit që BQK ka mbetur pa bord funksional në mungesë të kuorumit.

Në adresë të Kuvendit të Republikës së Kosovës tashmë ka shkuar lista me emrat e 5 kandidatëve potencial për një anëtar joekzekutiv në Bordin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Në këtë listë figurojnë emrat si: Bashkim Nurboja, Bedri Peci, But Dedaj, Kosovare Ukshini dhe Mimoza Mustafa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Biznesmeni kosovar Burim Piraj, ka vendosur që t’i rrisë pagat…