Ky banor eliminohet përfundimisht nga BBVA

12 mars 2024 | 23:29

Sonte në Big Brother VIP Albania në televotim kokë më kokë kanë qenë Ledjona dhe Silvi.

Njëri nga ta do të eliminohet përfundimisht nga shtëpia e Big Brother VIP Albania.

Banori i cili u largua nga shtëpia është Silvi.

Banori ishte në një nominim kokë më kokë me Ledjonën, kjo pasi ata ishin çifti më pak i votuar në krahasim me të tjerët.

Ai u bë pjesë pak kohë më parë, ndërsa ra në sy të publikut për marrëdhënien e tij me Erjolën. Silvin nuk e shpëtoi dot as bileta “Lori Caffe”, që ia mori Meritonit të shtunën, pasi fitoi lojën me tortë.

“Loja ndryshoi te Prime i të shtunës së kaluar, ku dolën disa banorë. Aty pata një ndryshim të lojës. Gjatë asaj jave edhe Ledjona ka qenë e ngarkuar. Javën e kaluar kam pasur temperaturë dhe të gjitha këto kanë ndikuar, në një nominim me një lojtare të fortë. Me Erjolën ka mbaruar si muhabet me daljen jashtë. Ndoshta ishte edhe një gabim”, u shpreh Silvi, pas daljes së tij.

Sipas tij, Heidi fiton çmimin e madh të Big Brother VIP 3.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkrimtari me fame botërore Khaled Hosseini, i cili konsiderohet si…