Ky do të jetë kandidati i AAK-së për kryetar të Gjilanit

08 dhjetor 2020 | 16:33

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se kush do të jetë kandidati i kësaj partie për kryetar të Gjilanit.

Haradinaj të martën ka pritur në takim kryetarin e ri të Degës së AAK-së në Gjilan, Agim Zuzaku, duke bërë me dije se ai do të jetë kandidat për kryetar të kësaj komune.

“Prita në takim kolegun tim, kryetarin e ri të AAK-së në Gjilan, Agim Zuzaku. Shkëmbyem mendime për planet e Aleancës në Anamoravë dhe në nivel vendi. Po ashtu, kam kënaqësinë të ju informoj se kandidat për kryetar të Gjilanit në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm, do të jetë Agim Zuzaku. Duke u bazuar në punën e tij si ish-drejtor i Zhvillimit Ekonomik, dhe si profesionist i ekonomisë, them se qytetarët e Gjilanit janë me fat që kanë një kandidat të tillë si Agimi. Anamorava në përgjithësi, e Gjilani veçmas, janë prekur direkt nga qeverisja e Aleancës. Urime Agim!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prodhuesi gjerman i makinave Daimler ka vendosur t’u shpërndajë punonjësve…