Ky do të jetë trajneri i ri i Chelseat

19 qershor 2019 | 15:17

Chelsea ka vendosur më në fund për trajnerin e ri dhe zyrtarizimi duket çështje orësh. Në krye të bankinës së bluve do të vijë Frank Lampard.

Legjenda e londinezve ishte përfolur si favoriti kryesor dhe me sa duket diçka e tillë është vërtetuar. Sipas mediave gjithçka është mbyllur dhe Lampard do të firmosë një kontratë 3-vjeçare me Chelsean.

Kështu, Lampard rikthehet te Chelsea, aty ku u shndërrua në legjendë si lojtar. Sezonin e fundit, ish-mesfushori drejtoi Derbyn, me të cilët arriti deri në finalen e “play-off” për t’u ngjitur në Premier Ligë, por u mposht nga Aston Vila.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Investimet e Ministrisë së Bujqësisë dhe donatorëve gjermanë po arrijnë…