Ky është 44-vjeçari nga fshati Irzniq që dyshohet se vodhi në shtëpinë e familjes Haradinaj

08 gusht 2022 | 21:11

Pa u bërë 24 orë nga raportimi i rastit, Policia ka kapur personin e dyshuar që kreu vjedhjen në shtëpinë e një anëtari të familjes Haradinaj në Gllogjan të Deçanit.

Kryefamiljarit S.Haradinaj iu vodhën armë, para e stoli të arit në vlerë të mijërave euro. Denoncimi i rastit aktivizoi njësitet policorë, që me urdhër të Prokurorit kryen bastisje, që rezultuan me arrestimin e të dyshuarit.

Sinjali mëson ekskluzivisht se personi që përfundoi në pranga të Policisë, si i dyshuar për këtë rast është Z.Ç, nga fshati Irzniq, te i cili iu gjetën gjësendet e vjedhura në shtëpinë e familjes Haradinaj.

Z.Ç, i moshës 44-vjeçare, pas arrestimit, u shoqërua në stacion policor ku është intervistuar dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Batisja në shtëpinë e tij u krye me urdhër të Prokurorit të Shtetit dhe aprovim të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, ku u konfiskuan arma me municion, e një pjesë tjerët e sendeve që u vodhën.

I dyshuari do të hetohet për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, së shpejti fillon…