Ky është 77-vjeçari që u gjet i vdekur në malin që po digjej në Rezallë të Skenderajt

19 shkurt 2024 | 23:05

Një ngjarje e rëndë ka ndodh sonte në mbrëmje në fshatin Rezallë të Skenderajt. Një 77-vjeçar është gjetur i vdekur në një zonë mali që ishte përfshirë nga zjarri.

Sinjali mëson se viktima që u gjet i vdekur në malin që po digjej është: Skender Malaj.

Për rastin ka folur Avni Zaiti, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës,

“Rreth orës 18:00, është raportuar se në fshatin Rezallë të Skenderajt, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull i moshës 77 vjeçar”.

Trupi i pajetë i viktimës raportohet se është gjetur nga familjarët e tij.

Hetuesit policorë me autorizim të Prokurorit kanë nisur hetimet për rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

Ndërsa, rasti është cilësuar si ‘Vdekje e dyshimtë’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se të moshuarit…