Ky është klubi i ri i Lis Shoshit

05 janar 2018 | 17:42

Klubi Pieno Zvaigzdes ka zyrtarizuar transferimin e Lis Shoshit nga Sigal Prishtina. Përfaqësuesi i Kosovës, Shoshi, ka kaluar te klubi lituan së bashku me Osvaldas Olisevicius nga Gjermania.

Të dy, vijnë si përforcime për klubin që nuk ka kaluar në formë të mirë këtë sezon. Faqja “Sportando” shkruan se 23-vjeçari Shoshi, përfaqësoi Kosovën në Kualifikimet evropiane për Botërorin 2019 dhe se kishte paraqitje të mirë ndaj Lituanisë në muajin nëntor, duke realizuar 10 pikë, katër kërcime e dy bllokada.

“Shtatlarti kishte një ndeshje edhe më të mirë kundër Hungarisë, duke realizuar ‘double-double’ me 16 pikë e 11 kërcime”, shkruan “Sportando”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria amerikane ka thënë se do të ndërpresë ndihmën për…