Ky është numri i rasteve aktive me Covid në Kosovë
31 gusht 2021
| 15:06
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë edhe 26 886 raste aktive me Covid.
“Nga 11 472 testime, 1 383 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 26 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 996 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 115 657. Në total numri i rasteve aktive është 26 886”, ka njoftuar MSh-ja.



