Ky është numri i të vaksinuarave gjatë 24 orëve të fundit

03 shkurt 2022 | 15:19

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 3 mijë e 37 doza të vaksinës kundër Covid-19.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 786 709 doza të vaksinës. Deri më sot 806 884 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 84 819 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve…