Ky është parashikimi i motit për nesër

04 dhjetor 2021 | 17:13

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dita e diele do të karakterizohet me mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

“Vranësirat në pjesën e dytë të ditës dhe gjatë natës do të shoqërohen me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë celsius”, ka njoftuar IHK-ja.

Do të fryjë erë nga perëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.

Ndërkaq sipas këtij instituti, java tjetër parashihet me kushte tjera meteorologjike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Po vazhdon bllokimi i trafikut në më shumë se 50…