Ky është personi që u kap me mbi 33 kilogramë marihuanë në bjeshkët e Vërmicës

23 shkurt 2024 | 11:36

Policia  e Kosovës, ka zhvilluar të enjten një aksion në bjeshkët e fshatit Vërmicë, ku është arrestuar një person që dyshohet për trafikim të drogës dhe janë konfiskuar mbi 33 kilogramë marihuanë. I dyshuari tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor, raporton Sinjali.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi që u arrestua është Erion Duraku, 26-vjeçar, ndërkaq i dyshuari tjetër ka arritur të arratiset.

Sipas Policisë, dy personat e dyshuar janë hasur duke hyrë nga territori i Republikës së Shqipërisë në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve malore në mënyrë të paligjshme.

Pas kontrollit të 26-vjeçarit janë kapur mbi 33 kilogramë marihuanë, të ndarë në dy çanta.

“Personat e lartcekur janë vërejtur se gjatë lëvizjes, në shpinë bartnin ngarkesa të dyshuara, ku pasi të njëjtit kishin hyrë në zonën e Republikës së Kosovës, nga zyrtarët policor janë urdhëruar që të ndalohen, mirëpo të njëjtit kanë lëshuar ngarkesat që bartnin dhe kanë filluar që të ikin, njëri nga ta është arritur të ndalohet nga ana e zyrtarëve policorë.

Ngarkesa e dyshuar ndodhej në dy çanta me 11 (njëmbëdhjetë) paketime në sasi prej 33.800 kg (tridhjetë e tre kg e tetëqind gram), substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori kompetent dhe rasti i kompletuar së bashku me substancën e dyshuar i dorëzohet Drejtorisë per Hetimin e Trafikimit me Narkotik Prizren për trajtim të mëtutjeshëm” – ka njoftuar Policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Florian Wirtz është ylli kryesor i Bayer Leverkusenit. Mesfushori 20-vjeçar…