Ky është reagimi i Kumbullës pas dënimit nga Mourinho

26 tetor 2021 | 13:02

Pak fjalë, por domethënëse. Pas kritikave të ashpra për paraqitjen ndaj Bodo Glimt në Norvegji dhe lënies në tribunë për ndeshjen ndaj Napolit në fundjavë, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla ka zgjedhur të thyejë heshtjen nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Nga gabimet përmirësohesh”, ka shkruar mbrojtësi i verdhekuqve në “Instagram”.

Kjo për t’i kujtuar trajnerit të tij, Jose Mourinho, se është vetëm 21-vjeç dhe një gabim apo një ndeshje e luajtur keq, nuk janë kurrsesi fundi i botës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Marash Kumbulla (@maxkumbulla)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania u rendit e pesta në 100 Best Global Brands…