Ky është reagimi i ministres së Drejtësisë për rastin në Pejë

02 nëntor 2022 | 17:00

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar ashpër për rrahjen e një të moshuare nga dy infermiere në Pejë.

Ajo ka thënë se sjellja abuzuese dhe mizore ndaj një të moshuare në Pejë ka tronditur të gjithëve.

“Në këto momente institucionet përgjegjëse, policia dhe prokuroria, janë duke e bërë punën e tyre dhe disa nga personat e dyshuar janë arrestuar.  Abuzimi që pamë sot, nuk mund të jetë i vetmi prandaj qytetarët duhet të bashkëpunojnë me institucionet në rast të dyshimeve për keqtrajtimin e familjarëve në shtëpinë e të moshuarve në Pejë, apo edhe në qendrat tjera të kujdesit ndaj këtyre kategorive. Hetimet duhet të thellohen! Gjithashtu, menaxhmenti duhet të jap llogari për keqtrajtimin e qytetarëve në ato ambiente!”, ka shkruar Haxhiu në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më mbi 30 mijë euro janë shpërblyer xhudistet Distria Krasniqi…