Mbi 30 mijë euro për sportistët e xhudos  

02 nëntor 2022 | 16:50

Më mbi 30 mijë euro janë shpërblyer xhudistet Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu, xhudistin Dardan Cena dhe trajnerin Driton Kuka për sukseset e arritura në arenën ndërkombëtare.

Ndarja e shpërblimeve është bërë të mërkurën në Qendrën Kombëtare të Xhudos në Pejë.

“Në Qendrën Nacionale të Xhudos në qytetin e Pejës, aty ku filloi rrugëtimi i sukseseve të panumërta të vendit tonë në xhudo, sot ndamë shpërblimet shtetërore për rezultatet e fundit të arritura nga xhudistët, Distria Krasniqi, Dardan Cena, Laura Fazliu dhe trajneri Driton Kuka. Mbështetje financiare në vlerë totale prej 31.500 euro për rezultatet e arritura në garat ndërkombëtare”, ka shkrkuar ministri Çeku në “Facebook”.

Postimi i plotë i ministrit Çeku:

Në Qendrën Nacionale të Xhudos në qytetin e Pejës, aty ku filloi rrugëtimi i sukseseve të panumërta të vendit tonë në xhudo, sot ndamë shpërblimet shtetërore për rezultatet e fundit të arritura nga xhudistët, Distria Krasniqi, Dardan Cena, Laura Fazliu dhe trajneri Driton Kuka. Mbështetje financiare në vlerë totale prej 31.500 euro për rezultatet e arritura në garat ndërkombëtare.

Po ashtu sot Federata e Xhudos së Kosovës ka pranuar çmimin mirënjohës nga Ministri i Punëve të Jashtme të Japonisë, Hayashi Yoshimasa, për kontributin në promovimin e kulturës japoneze në Kosovë dhe bashkëpunimit të mirë mes Japonisë dhe Kosovës, kjo përmes sportit të xhudos.

Këtë mirënjohje që është një privilegj i veçantë për shtetin tonë, e ndau zëvendësambasadori i Ambasadës së Japonisë në Austri, Jutnichiro Otaka, në prani të të ngarkuarit me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka, zëvendësministres së MKRS, Daulina Osmani, Presidentit të Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, trajnerit Driton Kuka, kryetarit të Federatës së Xhudos në Kosovë, Agron Kuka dhe xhudistëve.

Shpreh falenderim të veçantë për Qeverinë e Japonisë që përmes Ambasadave në Kosovë dhe në Austri na bashkohen në festimin e çdo rezultati të xhudistëve tanë dhe për përkrahjen e vazhdueshme për zhvillimin e sportit të xhudos në Kosovë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka konfirmuar…