Ky është rezultati final i ndeshjes Ukraina-Kosova

01 dhjetor 2018 | 22:54

Përfaqesuesja e Kosovës në hendboll (femrat) e ka zhvilluar të shtunën ndeshjen e dytë kualifikuese për kampionatin botëror të vitit 2019.

Në kuadër të grupit të parë të fazës së parë kualifikuese, në Shala të Sllovakisë, hendbollistet e Kosovës u përballën me Ukrainën, ndërsa pësuan humbje me rezultat 44:19. Të premten, Kosova pësoi nga Izraeli me rezultat 28:25, kurse të dielën prej orës 18:00 luan ndaj Sllovakisë nikoqire.
Ndaj ukrainaseve, Kosova e hapi ndeshjen jo në mënyrën e duhur, ndërsa kualiteti dhe sidomos përvoja e ukrainaseve e bënë dallimin. Herët në pjesën e parë lëndim të gjurit pësoi kapitenja Leonora Demaj që më nuk mundi të luajë. Kjo është një vështirësi shtesë për Kosovën që në Sllovaki ka udhëtuar pa shumë lojtare të rëndësishme për shkak të lëndimeve. Te Kosova në ndeshjen ndaj Ukrainës më efikasja ishte Ardiana Merditaj me katër gola. Nga tri gola i shënuan Mirela Gjikokaj, Elma Kameri e Pashke Marku.

Ukraina – Kosova 44:19 (23:7)

Kosova: Dorentina Osmani, Pranvera Ferataj, Elma Kameri 3, Shkurta Mehmeti, Verona Zaskoku, Fitore Aliu 2, Ardiana Merditaj 4, Pashke Marku 3, Albina Rugova 2, Aurora Shehdadi, Aida Stagova 1, Lena Mekolli, Mirela Gjikokaj 3, Leonora Demaj 1, Adriana Salihu

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot temperaturat minimale…