Ky është shqiptari nga Kosova që mori çmim nga Universiteti i Zagrebit për doktoratën më të mirë

18 dhjetor 2018 | 16:47

Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit të Zagrebit e ka nderuar Kujtim Thaqin me çmim prestigjioz për doktoratën më të mirë në programin ndërkombëtar.

Me këtë rast, Thaqi ka thënë se ndihet i nderuar dhe i privilegjuar me këtë çmim.

“Të nderuar miq, kolegë dhe dashamirë, sot më 17.12.2018 mora çmimin prestigjioz për doktoratën më të mirë në programin ndërkombëtar të doktoratës ‘Biomedicine and Health Sciences’ në gjuhen angleze, nga Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit të Zagrebit. I nderuar, i privilegjuar dhe shumë krenar që për herë të parë në historinë e këtij universiteti i ndahet ky çmim një doktoranti dhe atë shqiptar nga Kosova.
Ndjehem jashtëzakonisht krenar me pjesëmarrjen e ambasadorit të Republikës së Kosovës, z. Gëzim Kasapolli, prania e të cilit e bëri më madhështor këtë çmim të dedikuar për shtetin dhe kombin tonë, duke treguar edhe njëherë që institucionet tona shtetërore vlerësojnë lart kuadrot tona dhe janë të përkushtuara t’i ndihmojnë kuadrot e vendit tonë në avancimin e tyre të mëtutjeshëm. Ju faleminderit”, ka shkruar Kujtim Thaqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Image may contain: 2 people, people smiling, people standing, suit and indoorImage may contain: 2 people, people standing and suitImage may contain: 3 peopleImage may contain: 2 people, people sittingImage may contain: 4 people, people sittingImage may contain: 2 peopleImage may contain: 5 people, people standing, suit and textImage may contain: 2 people, people standing and suit

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Vëllaznimit nga Gjakova vazhdon të jetë aktive në…