Ky është sqarimi i FFK-së për 500 mijë euro e ndara nga Qeveria

29 mars 2019 | 11:34

Federata e Futbollit e Kosovës nëpërmjet një njoftimi për medie ka sqaruar se shumë prej 500 mijë euro e premtuar nga kryeparlamentari Kadri Veseli dhe e ndarë nga Qeveria e Kosovës janë të vendosura në pasqyrat e Raportit Financiar për vitin 2019.

“Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se lajmi që po qarkullon në disa portale se në Raportin Financiar, i cili u miratua në Kuvendin e Punës së FFK-së, nuk figurojnë 500 mijë eurot e premtuara nga kryeparlamentari Kadri Veseli dhe të ndara nga Qeveria e Kosovës është i pavërtetë. FFK-ja bën me dije se Raporti Financiar i miratuar sot është për vitin 2018, derisa mjetet e ndara nga institucionet shtetërore si formë motivimi për suksesin e arritur në Ligën e Kombeve për Kombëtaren e Kosovës janë alokuar nga Qeveria gjatë këtij viti dhe janë të vendosura në pasqyrat e Raportit Financiar për vitin 2019.  FFK-ja u është mirënjohëse krerëve të shtetit dhe të gjitha institucioneve që vazhdimisht e kanë mbështetur në projektet e saj madhore dhe është e bindur se përkrahja e tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot (e premte) zhvillohen ndeshjet e xhiros së 20-të, në…