Ky është urimi i presidentit Thaçi për infermierët e Kosovës

12 maj 2020 | 15:57

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar infermierët me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, duke shprehur mirënjohje të thellë për punë e tyre, sidomos në kohën e përballjes me Covid-19.

“Kjo ditë për ne në Kosovë është mundësi e mirë që t’u shprehim falënderim të madh të gjithë infermierëve dhe personelit shëndetësor për punën e përditshme të tyre, me shumë sfida e peripeci, në kujdes të përhershëm për qytetarët, familjet dhe komunitetet në përgjithësi!”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Thaçit:

Në këto ditë të vështira të pandemisë rastisi të jetë edhe Dita Ndërkombëtare e Infermierisë, këtij misioni fisnik dhe human në shërbim të shëndetit të qytetarëve, pa dallime, anembanë botës.

Kjo ditë për ne në Kosovë është mundësi e mirë që t’u shprehim falënderim të madh të gjithë infermierëve dhe personelit shëndetësor për punën e përditshme të tyre, me shumë sfida e peripeci, në kujdes të përhershëm për qytetarët, familjet dhe komunitetet në përgjithësi!

Mirënjohje të pakufishme të gjithë infermierëve tanë, që me punën dhe përkushtimin e tyre, çdo ditë përkujdesen për ruajtjen e shëndetit dhe shërimin apo pakësimin e dhimbjeve të të gjithë atyre që kanë nevojë për kujdesin e tyre! (L.G/ Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emetimet e dioksidit të karbonit në Indi kanë rënë për…