Ky ishte momenti kur tifozët holandezë e godasin pamëshirshëm policin shqiptar

25 maj 2022 | 14:32

Tifozët holandezë kanë shkaktuar trazira mbrëmë në Tiranë. Ata patën përplasje me policinë shqiptare, ndërsa pati të lënduar dhe të arrestuar.

E në pamjet e siguruara nga “JOQ Albania” shihet në pozitë të sikletshme edhe policia shqiptare, e cila u përball me huliganët holandezë.

Madje, një pjesëtar i policisë përfundoi në tokë, i qëlluar pamëshirshëm nga tifozët holandezë.

Rreth 20 policë shqiptarë janë lënduar, ndërsa njëri prej tyre u ther gjatë përplasjes me tifozët holandezë, por edhe me ata italianë.

E dhjetëra tifozë ndërkohë u arrestuan dhe qindra të tjerë u deportuan për në vendet e tyre pasi kishin ardhur në Shqipëri vetëm për t’u përleshur dhe për të shkaktuar incidente.

Sot, situata në Tiranë duket të jetë më e qetë dhe tifozët po dhurojnë spektakël.

Ndeshja finale e Europa Coference League ndërmjet Romës dhe Feyenoordit do të luhet sonte në “Air Albania” duke filluar nga ora 21:00.

 

Videon mund ta shikoni në këtë link: https://video.gjirafa.com/joqalbania-283116056-1097347647487155-5439688573922788251-n-mp4

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka mbajtur sot diskutim me…