Ky pritet të jetë pasardhësi i Buffonit te PSG-ja

06 qershor 2019 | 13:10

Skuadra e PSG-së ka pasur gjithmonë disa nga portierët më të mirë në Evropë, por asnjë nga numrat 1 nuk ka arritur të sigurojë një vend titullari të padiskutueshëm.

Kevin Trapp nuk ia doli të shfrytëzonte mundësinë për të qenë titullar, duke u larguar në formë huazimi te Frankfurti.

Alfons Areola nuk ofron siguri, me këtë të fundit që nuk i është besuar ende një fanellë titullari. Buffon, nuk rinovoi. Si pasojë, kampionët e Francës kanë filluar bisedimet me David De Gean, që është pa kontratë me datë 1 korrik. Me shumë gjasa, spanjolli do të jetë numri 1 te PSG-ja për vitet e ardhshme.

Areola mund të qëndrojë edhe një vit si numër 2. Ky plan i PSG-së, nuk i lë vend portierit gjerman, Trapp, që do të largohet. Skuadra e Newcastel ka përgatitur 9.5 milionë euro por gardianin e portës, një ofertë që po konsiderohet nga PSG-ja.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësi i proceseve politike, Shkëlzen Maliqi, ka thënë se takimi…