Kylie Jenner tregon stilin unik në një dalje të radhës pas akuzave se ka kopjuar konceptin e fushatës së “Kylie Cosmetics”

16 shtator 2022 | 16:37

Producentja dhe ylli i Kardashians, Kylie Jenner, veshi një bluzë të bardhë dhe çizme deri tek gjunjët teksa u pa në vendlindjen e saj në Calabasas.

25-vjeçarja dhe themeluesja e “Kylie Cosmetics/Skin/Swim” – e cila mbështetet te stilistja Jill Jacobs – kishte veshur gjithashtu një fund xhins interesant me dy shtresa për ta përshtatur me pjesën e sipërme.

Dalja e Jenner në rrugë erdhi një ditë pasi ajo u akuzua se kishte vjedhur një ide koncepti marketingu nga një tjetër stiliste me ngjyrë për fushatën e saj “Kylie Cosmetics” ku shfaqej me nënën e saj, Kris Jenner.

Dizajneri i “IEMBE”, TravisDi’meer Terry, akuzoi yllin për kopjimin e një videoje që postoi më 19 gusht, ku ai dhe nënën e tij ndërveprojnë kundër një sfondi të bardhë.

Të martën (13 shtator), Kylie zbuloi videon e saj që shfaq nënën e saj 66-vjeçare duke kërcyer para një sfondi të bardhë, njësoj si nëna e TravisDi’meer, e cila vallëzonte me një palë pantallona të shkurtra xhins “IEMBE”.

TravisDi’meer vuri në dukje se për shkak se Kylie ka 497.7 milionë ndjekës të mediave sociale, personi mesatar do të supozonte se koncepti ishte ideja e saj.

“Problemi nuk ishte që dikush të përdorte nënën për markën e tij, pasi ky ishte qëllimi im i parë për t’i bërë të tjerët të nxjerrin në pah prindin e tyre dhe ta shohin këtë si një gjë të bukur”, shkroi Terry.

“Megjithatë, duke qenë se Kylie Jenner është në një platformë më të madhe, duket se ajo e ka krijuar këtë. Për më tepër, nuk më intereson një miliarder kur përpiqem të bëj të miat”, tha tutje ai.

Ndërkohë, partneri i Kyliet, Travis Scott, ka qenë i zënë gjithashtu, pasi ai është planifikuar të performojë këtë të shtunë (17 shtator) dhe më 15 tetor në klubin e natës Zouk në Las Vegas.

Travis, emri i plotë i të cilit është Jacques Webster ka përjetuar pak ose aspak pasoja për incidentin në Astroworld, ku mbeten 300 fansa të plagosur, 25 të tjerë të shtruar në spital dhe 10-të të vdekur.

Scott nuk ka marrë asnjë përgjegjësi për ngjarjen tragjike përveç nisjes së një iniciative filantropike dhe sigurie prej pesë milionë dollarësh të quajtur Project HEAL.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot ka vazhduar punimet e tij shkencore Kongresi i Dytë…