Labinot Tahiri ia dhuron 500 euro Ferdonije Qerkezit, premton 500 të tjera për një veteran të UÇK-së

03 janar 2024 | 16:08

Këngëtari i njohur Labinot Tahiri ka njoftuar se i ka dhuruar sot 500 euro Ferdonije Qerkezit, nënës e cila ka humbur bashkëshortin dhe katër djemtë gjatë luftës.

Këtë e ka bërë gjatë një vizite që ka zhvilluar në shtëpinë e saj.

“Vitin e fillova në vizitën tek nëna e hekurt shqiptare Ferdonie Qerkezi, me dhimbjen e saj dhe dhimbjen e shumë shqiptarit që humben të dashurit e tyre gjatë luftës së Kosovës!  Asaj ia dhurova 500€ sa do pak për fillim e këtij viti dhe i premtova që jam i gatshëm për çdo gjë qe i duhet asaj dhe nënës shqiptare”, ka shkruar Tahiri.

Ai ka bërë me dije se edhe 500 euro të tjera do t’ia dhurojë një veteran të UÇK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh drejtor…