Lajçak takohet me von Cramon, flasin për dialogun dhe zhvillimet në Ballkan

28 shtator 2022 | 20:15

Emisari i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, është takuar me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Lajçak tha se me von Cramon kanë biseduar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe zhvillimet në Ballkan.

“Kënaqësi të takohesha me Viola von Cramon për një nga shkëmbimet tona të rregullta. Kemi diskutuar për zhvillimet e fundit në Ballkan dhe gjendjen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Gjithmonë është mirë që të marrësh përditësimet nga dora e parë mbi punën e Parlamentit Evropian dhe angazhimin e tij në rajon”, ka shkruar ai në “Twitter”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një delegacion i Aleanca Kosovare e Biznesit, gjatë pjesëmarrjes në…