Lajçaku deklarohet pas takimit me Kurtin

15 shtator 2022 | 17:43

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka ardhur sot për vizitë në Prishtinë.

Ai ka bërë me dije se qëllim i vizitës së tij në Prishtinë është për të çuarja përpara procesin e dialogut.

Lajçak foli shkurtimisht për gazetarët pas takimit që zhvilloi sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ai ka treguar se me Kurtin ka biseduar për “vazhdimin e dialogut” dhe për takimin e tij të radhës me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Kurti dhe Vuçiq u takuan për herë të fundit në Bruksel më 18 gusht.

“Takimi i radhës do të zhvillohet sapo të përgatitet”, ka thënë Lajçak.

“Kjo është një nga arsyet përse jam sot këtu. Duam të sigurohemi që takimi të ketë substancë dhe do të prodhojë diçka. Të dy udhëheqësit janë të gatshëm të takohen, BE-ja është gati t’i mirëpresë, por po përgatisim agjendën”, ka thënë Lajçak, duke mos dhënë ndonjë datë specifike.

Lajçak ka theksuar se nuk do ta vazhdojë vizitën në Serbi, por se do të kthehet në Bruksel.

Ai ka thënë se mund të takojë Vuçiqin në Nju Jork, ku, javën e ardhshme, nis punimet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të enjten janë zhvilluar dy ndeshjet e javës së shtatë…