Lajçaku deklarohet rreth akuzave të Thaçit për mospërkrahjen e Kosovës në UNESCO

18 qershor 2020 | 13:39

Sllovakia ka votuar kundër kërkesës së Kosovës për t’iu bashkuar Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) për shkak se Prishtina dhe Beogradi duhet të bien dakord për propozime të tilla me marrëveshje të përbashkëta.

Kjo ishte deklarata e ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Miroslav Lajcak, të cilën e ka dhënë në nëntor të vitit 2015, menjëherë pas përfundimit të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s, ku kërkesa e Prishtinës zyrtare për t’u bërë anëtare e kësaj organizate nuk mori miratimin e shteteve që që duheshin.

Për këtë presidenti Hashim Thaçi kishte kritikuar Lajçakun me t’u zgjedhur në këtë post.

“Unë vetë jam dëshmitar sepse në UNECSO kemi humbur për dy vota, Lajçku në fund e ka mbyllë telefonin dhe ka votuar kundër Kosovës”, pati thënë Thaçi.

Por, sot kur Lajçaku po qëndron në Prishtinë pati një përgjigje për të parin e Kosovës rreth votës së tij kundër Kosovës në UNESCO.

“Ne ishim shumë të qartë me Thaçin lidhur me këtë. Nuk mendoj që duhet të elaborojmë. Ai e di saktësisht cila është storia. Unë e di se cila është storia”, ka thënë Lajçaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryediplomati rus, Sergeiu Lavrov, ka thënë sot në Beograd se…