Lavrovi për Kosovën: Rusia do të mbështesë çdo vendim që i përshtatet Serbisë

18 qershor 2020 | 13:33

Kryediplomati rus, Sergeiu Lavrov, ka thënë sot në Beograd se pozicioni i Rusisë për çështjen e Kosovës nuk ndryshon dhe se do të mbështesin çdo vendim që i përshtatet Serbisë.

“Sot, ne kemi konfirmuar edhe një herë se do të mbështesim të gjitha hapat dhe iniciativat që me të vërtetë do të ndihmojnë Beogradin dhe Prishtinën për të arritur një zgjidhje të pranueshme reciprokisht bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Lavrovi, raporton “Tanjug”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
NBA u ka dërguar një protokoll me më shumë se…