Ja 6 fazat që do të ndiqen para dhe gjatë rinisjes së kampionatit

18 qershor 2020 | 13:31

NBA u ka dërguar një protokoll me më shumë se 100 faqe të gjitha skuadrave që do të marrin pjesë në rinisjen e kampionatit.

Sezoni 2019-2020 është ndërprerë që në mars për shkak të koronavirus dhe pritet të rinisë më 30 korrik. 22 ekipe do të grumbullohen në “Walt Disney World”, në Orlando, Florida për të vijuar garën për titull, në kushte të rrepta sigurie. Ndeshjet do të luhen pa tifozë.

Gjatë kësaj periudhe masat do të jenë të rrepta, ndërkohë që lojtarët që nuk dëshirojnë të luajnë nuk do të dënohen, por do të kenë ulje në rrogën e tyre. Çdo lojtar që vjen në kampus dhe thyen rregullat do të gjobitet, madje do të përjashtohet. Çdo ekip do të ketë maksimumi 37 persona: 15-17 lojtarë dhe 18-20 vetë staf, raporton “Telesport”.

Ja 6 fazat e miratuara nga NBA

Faza 1, 18-22 qershor, lojtarët do të japin vendimin e tyre nëse do të luajnë apo jo.

Faza 2, Nga 23 qershori, të gjithë lojtarët do të nisin testet anti Covid-19, çdo dy ditë.

Faza 3, 1-11 korrik, lojtarët mund të nisin stërvitjet individuale në ambientet e klubit të tyre, nuk lejohen stërvitjet ekipore.

Faza 4, 7-11 korrik, ekipet do të paraqiten në Orlando, ku do të nisin një fazë karantine të detyrueshme.

Faza 5, 22-29 korrik, ekipet mund të zhvillojnë 3 ndeshje miqësore ndaj skuadrave që ndodhen në hotelin e tyre.

Faza 6, Nisja e sezonit. Sa herë që një ekip do të eliminohet lojtarët do të kryejnë një tampon para se të largohen nga

kampusi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka theksuar të enjten…