Lajçaku takohet me Daçiqin: Biseduam edhe për situatën politike në Serbi

30 qershor 2022 | 15:58

Emisari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë vizitës në Beograd ka takuar edhe kryetarin e Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq.

Lajçak ka thënë se përveç dialogut, me Daçiqin ka biseduar edhe për situatën e brendshme politike në Serbi.

“Takova gjithashtu edhe kryetarin e Kuvendit, Ivica Daçiq për ta përditësuar atë me gjendjen e dialogut. Gjatë takimit tonë, diskutuam edhe për situatën e brendshme politike në Serbi”, ka shkruar Lajçaku në llogarinë e vet në “Twitter”.

Sllovaku gjendet në Serbi, pas vizitës treditore në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Prishtina ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare me…