Lajm i keq për Barçën, lëndohen dy futbollistë

15 shtator 16:23

Barcelona pas humbjes nga Bayern Munchen (0-3) ka marrë edhe një lajm të keq. Fjala është për lëndimin e dy futbollistëve Jordi Alba dhe Pedri, të cilët u lënduan në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë në “Camp Nou”.

“Lojtari i ekipit të parë, Pedri ka lëndim me muskuj në kofshën e majtë. Lojtari nuk do jetë gati dhe shërimi do jetë delikatë deri në rikthim. Testet e kryera të mërkurën në mëngjes mbi lojtarin e Alba tregojnë se ka dëmtim në ije në kofshën e tij të djathtë”, thuhet në komunikatën e skuadrës katalanase.

Ndërkohë, mediat spanjolle raportojnë se Alba do jetë jashtë fushës për 3-4 javë, kurse Pedri për 2-3 javë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Arben Dashevci Ky shkrimi i imi e i shkurtë,…