Lajm i keq për Brazilin, Ancelotti: Dua të vazhdoj me Realin  

14 prill 2023 | 15:20

Për një kohë të gjatë, është përfolur se Carlo Ancelotti do të largohet në fund të sezonit nga Real Madrid dhe do t’i bashkohet kombëtares së Brazilit.

Por, ditët kalojnë dhe tekniku italian me deklaratat e tij shpjegon se dëshira e tij e vetme është të vazhdojë aventurën me “Los Blancos”, gjë për të cilën thekson se të njëjtën dëshirë ka edhe Florentino Perez, presidenti i klubit spanjoll.

“Mendoj se Florentino dëshiron që të vazhdoj, sepse ai ka qenë gjithmonë shumë i dashur dhe vazhdon të jetë i tillë. Klubi është i qetë dhe jam i sigurt që do të jem këtu sezonin e ardhshëm, do ta respektojmë kontratën. Ndihem krenar për gjithçka. Deri më tani ka qenë një rikthim i suksesshëm dhe shpresoj se mund të vazhdojë kështu, por ajo që më bën më të lumtur është të kthehem në Valdebebas çdo ditë për të punuar. Klubi më tregon shumë dashuri çdo ditë. Ndihem shumë rehat”, është shprehur Ancelotti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një shtetas amerikan është konvertuar nga feja katolike në atë…