Lajm i mirë, Gjermania përkrah njohjen e patentëshoferëve të Kosovës

05 dhjetor 2019 | 13:34

Gjermania e përkrah njohjen reciproke të patenshoferëve mes Kosovës dhe Gjermanisë. Procesi në fjalë ka shënuar progres të dukshëm dhe po punohet që me hapa të shpejtë të vije deri tek përmbyllja e këtij procesi. Kështu i ka thënë ambasadorit të Kosovës në Gjermani, Beqë Cufajt, drejtori i Ministrisë së Komunikacionit dhe Çështjeve Digjitale të Qeverisë së Gjermanisë, Guido Zielke.

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Republikën Federale të Gjermanisë, Beqë Cufaj është ftuar me datën 4 dhjetor në Ministrinë e Komunikacionit dhe Çështjeve Digjitale të Qeverisë së Gjermanisë.

Në këtë takim, ambasadori Cufaj është pritur nga drejtori i kësaj ministrie, Guido Zielke me bashkëpunëtorë.

Pasi kanë shqyrtuar aspektet relevante të bashkëpunimit mes dy shteteve, pikë kryesore e takimit ka qenë njohja reciproke e patenshoferëve mes dy vendeve pas aplikimit zyrtar që Kosova ka bërë vjeshtën e vitit 2018.

“Zielke ka njoftuar ambasadorin Cufaj që Qeveria e Gjermanisë e përkrah njohjen reciproke të patenshoferëve mes Kosovës dhe Gjermanisë. Procesi në fjalë ka shënuar progres të dukshëm dhe po punohet që me hapa të shpejtë të vije deri tek përmbyllja e këtij procesi, i cili nga pala gjermane në nivel teknik përmbyllet nga ministria në fjalë dhe ministrat përkatës të 16 Republikave gjermane në Konferencën e tyre vjetore. Kosova ka shënuar progres në këtë proces”, është bërë me dije në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Gjermani.

Zielke ka njoftuar ambasadorin Cufaj që një delegacion i kësaj ministrie në muajin janar do të udhëtojë në Kosovë për të parë edhe gjendjen në terren: situatën me qendrat testuese, prodhimin e patenshoferëve dhe sidomos shqyrtimin e situatës në aspektin e sigurisë rrugore në Kosovë pasi që procesi lidhet drejtpërdrejtë sidomos me aspektet e sigurisë dhe sidomos numrin e aksidenteve në rrugët e Kosovës.

Ambasadorit Cufaj i është thënë se Qeveria e Gjermanisë është plotësisht e vetëdijshme për nevojën dhe domosdoshmërinë e përmbylljes së këtij procesi prandaj edhe urgjenca e kësaj vizite.

Ambasadori Cufaj ka falënderuar Qeverinë Gjermane për përkrahjen e vazhdueshme dhe ka siguruar zyrtarët gjermanë që institucionet relevante në Kosovë janë të gatshme të presin delegacionin gjerman në janar në Kosovë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e…