Lajm i mirë për Realin, katër lojtarë rikthehen nga lëndimi

18 dhjetor 2023 | 10:37

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka njoftuar se pas pushimeve të fundvitit do të kthehen Vinicius Juniori, Eduardo Camavinga dhe Arda Guler, ndërkaq Dani Carvajal pritet të luajë javën e ardhshëm kundër Alavesit.

“Viniciusi, Camavinga dhe Arda Guleri që të gjithë do të kthehen pas pushimeve. Ata më në fund janë pothuajse të gatshëm. Carvajali me shumë gjasë do të luajë kundër Alavesit”, ka thënë Ancelotti.

“Mbretërit” janë përballur me lëndime të shpeshta dhe të rënda sivjet, sidomos me ato të Eder Militatos dhe David Alabës që do t’i mbajnë këta dy lojtarë gjatë jashtë fushave të blerta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka…