Lajmërohet Mirel Josa: Kemi bërë një kampionat shumë të mirë

24 maj 2019 | 16:02

Trajneri i Prishtinës, Mirel Josa për herë të parë pas humbjes në sfidën vendimtare të titullit ndaj Feronikelit (1-0). Tekniku më i trofeshëm në Shqipëri, ka thënë se është i kënaqur me sezonin pavarësisht se nuk arriti asnjë trofe. Ndryshe, ai ka uruar Feronikelin për titullin e fituar.

“Jam i kënaqur me ekipin, me sezonin, me djemtë me të gjithë. Më vjen keq që nuk ia dolëm dot të fitonim titullin dhe të kënaqnim tifozërinë. Dua të them që skuadra tregoi lojë të mirë, e mbajti stresin, ishte e përpiktë, por në fund nuk ia doli, edhe pse luftoi në çdo sekondë. Nga ana tjetër, dua të uroj Feronikelin për titullin. E meritoi që të dilte kampion, sepse fitoi në fushë”, ka thënë Josa për “Panorama Sport”.

“Unë, nga ana tjetër, jam krenar për lojtarët e mi, të cilët bënë gjithçka të dilnin kampionë edhe këtë vit. Ndonjëherë fati nuk është me ty apo me skuadrën, por unë them se kemi bërë një kampionat shumë të mirë”, ka shtuar Josa. Ai ka kontratë me Prishtinën edhe për dy vite, por e ardhmja e tij është në pikëpyetje.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP), me mbështetje nga USAID-i,…