Lajmi për çlirimin e Kosovës, 10 qërshor 1999

10 qershor 2022 | 10:40

Naim Lushi

Në orët e pasmesnatës në Burgun e Lipjanit, rrapëllima e dyerve ishte disi ndryshe. Dukej më tmerruese.

Gjithë ajo zhurmë hekurash e cila bashkohej me britmat e klithjet torturuese të njerëzve, e me krismat e shumta të armëve të zjarrit, që nuk dihej saktësisht se nga vinin, nga brenda apo nga jashtë burgut, të krijonte përfytyrimin e një skene të rëndë horrori, ku dora e vdekjës qëndronte e zgjatur prapa sëcilës derë.

Të kudodëgjuara nuk të linin mundësinë e orientimit të sakt vëzhgues. “Melodia” e kërcitjës së hekurt të grilave, sikur po na ftonte në vallën e pashmangshme të vdekjës. Mbase kishte ardhur momenti. E momenti më i vështirë kalonte atëherë kur hapej dera e qëlisë tënde, pavarësisht fatit që të priste, sepse ndërpritej shekulli i pritjes së të panjohurës.

Atë ditë, gjatë ditës kishte patur fluturime avionësh mbi burg, aq poshtë saqë besoje se nga dritarja e vogël e çelisë pothuajse mund të zgjasje dorën e t’ua prekje barkun e tyre. Nuk e dinim nëse ishin të NATO-s apo jo, sepse, sipas bindjes tonë, lufta ishte në vlugun e saj dhe nuk e dinim se si i kishte rrjedhur fati.

Terr i plotë informativ, asnjë dijeni, qoft për luftën, qoft për ushtrinë tonë, qoft për familjet tona, apo edhe për blloqet eventuale ndërluftuese. Nga s’na shkonte mëndja dhe për çudi, ajo fluturon më largë kur trupi është i lidhur. Sidoqotëjetë, çfarëdo që të ishin ata aeroplan, vetëm ngazëllim nuk shkaktonin, sepse panika ishte mbjellur thell tek të burgosurit, që vinin nga bombardimet dhe masakrat në Dubravë.

Kushdo kërkonte një përgjigje, por askush nuk e kishte atë. Nuk e kisha as unë, ndonëse mora të drejtën të jap një mendim inkurajues. “Janë avion të NATO-s, Kosova është çliruar dhe ata po monitorojnë serbët se si po i trajtojnë të burgusurit” thash, duke mos patur as më të voglën ide se ajo kishte ndodhur më të vërtetë, por e gjëja të nevojshme për ta kthyer frikën në shpresë për gjithsecilin aty. Psikologjia e të frikësuarit e rrëmben shpresën qoftë edhe të rrejshme, nëse e thua bindshëm. Nuk isha as vet më pak i frikësuar, por thënë të drejtën unë besoja më pak sesa ata që më dëgjonin, sepse si mund ti besoja trillimit tim. Megjithatë ajo funksionoj, dhe një lum pyetjesh, atë ditë, vërshuan drejt meje nga të burgosurit, sadoqe unë isha me ta aty brënda dhe, poaq i painformuar sa vet ata. Për një çast u ndjeva si profet, por më vonë mu kujtua që unë madje s’kisha lexuar plotësosht, as edhe një libër fetarë ndaj, vendosa të rri me këmbë në tokë.

U hap dera e qëlisë tonë, brenda së cilës ishim rreth 30 veta, në një hapsirë tejet të ngusht, pa ujë e pa toalet, por vetëm me një kovë e cila duhej të sherbente për kryerjen e nevojave fiziologjike. Të mbyllur aty pa kurrfarë perkujdesje, megjithëse vinim nga një tmerr i përjetuar në Masakren e Dubraves, hapja e derës dhe mundësia e daljës, sëpaku në oborrin e burgut, sa për të marrë pakëz ajër të pastër ose për të bërë ca lëvizje më shumë, do të duhej të na gëzonte, por ishte ndryshe, gëzimi kishte harruar adresën tonë. Hapja e derës, në pikpamjen tonë, do të thoshte udhëtimi ynë i fundit, rruga që të qonte në vdekje, madje nga ato më mizoret.

Na nxorrën jasht në grupe të vogla, nga 5 apo 6 veta, na mbështetën me kokë për muri dhe na lidhen duart nga prapa me konop të fortë, duke i shtrenguar aq shumë saqë të dukej sikur i tëri po të futej në mish dhe dalngadal po fillon të të thyej edhe kockat. Nuk guxonim të kthenim kokën nga asnjëra anë, por disi vjedhurazi e bëra atë dhe pash që vargu i njerëzve të lidhuar ashtu shkonte deri në fundin e korridorit. Më kujtohet që në anën time të majtë kisha Musa Krasniqin, cimerin tim që nga qelia në Dubravë. Musa, më pëshpëriti: “i lamë duart” në kuptimin e asaj që “morëm fund”. I thash “jo Musë, ne po dalim nga burgu”. Në pikpamjen tonë që të dy e thonim të njejtën gjë, por në mënyra të ndryshme, sepse edhe unë po e mendoja fundin njejtë, por e thosha në atë mënyrë, që të mos jetë dëshpëruese, sepse sëpaku shpirti ynë po dilte nga burgu.

Na drejtuan shkallëve tatpjetë, me të shtyra e me të goditura, jasht ndertesës deri në një sallë të madhe, ku para neshë kishin dërguar shumë të burgosur të tjerë. Ata po qëndronin në gjunjë dhe me kokë posht. Ashtu na vendosen edhe neve në radhë e të tjerë të burgosur që sillnin pas neve. Mengjesi na zuri ashtu. Na urdhëruan që të ngrihemi dhe ashtu të lidhur e të dërmuar siç ishim, na nxorren jasht në grupe prej rreth 50 vetash. Akoma nuk po dinim se çpo ndodhte dhe vdekja me pushkatim ishte mendimi i vetëm, “më i lezetshëm” që na sillej nëpër kokë.

Dalja jasht sallës ku qëndruam tërë natën, solli befasinë më të habitshme për neve. Në oborrin e burgut kishte shumë autobus të parkuar. Mendimi për vdekjën tashmë kaloj në plan të dytë, ndonëse i pa shmangur. Për të vdekur po, por tashmë e dinim që sdo të vdisnim në Kosovë por diku në ndonjë vend të largët jasht Atdheut tonë. Personalisht nuk e mendova Serbinë. Më shumë e mendova dërgimin tonë në Rusi dhe humbjen e përjetshme të gjurmëve tona. Nga këndvështrimi i sotshëm, mbase duket qesharak ky mendim. Atëherë nuk më dukej i tillë!

Nishexpres ishin autobusët që më ranë në sy. Në njërin nga ata më rastisi që të hyp edhe vet. Policët e armatosur që ishin në autobus me neve gjatë rrugës, na urdhëruan që të mbajmë kokën posht karrigeve e të mos shikojm jasht. Megjithatë, a të lë kurreshtja pa parë, qoftë edhe me çmimin e ndonjë goditje? Pash nga jasht dhe u habita tek po shikoja makinërinë e rëndë ushtarake serbe që po lëvizte në të njëjtin drejtim me autobusin ku ishim ne. Nga po shkonim vallë?

Rruga ishte e gjatë, e mundimshme dhe torturuese. Pas disa orëve rrugëtim të tillë më në fund ndaluam në një vend të panjohur, pranë një ndërtese të madhe e cila gjasonte në burg. Njëri nga policët sapo doli nga autobusi, hapi krahët dhe bërtiti në gjuhën serbe: “kjo është toka jonë, ky është vendi ynë” mbase i lodhur dhe i çliruar nga frika gjatë rrugës. Nga ajo e kuptova që jemi në Serbi, por në cilin vëndë, kjo ishte akoma enigmë. Na futën brenda përmes kontrolleve të rrepta dhe torturave rë reja të të njejtit model me të cilin tashmë ishim mësuar.

Të familjarizuar me dhimbjen e me tmerrin, asgjë më, sna dukej e panatyrshme. Një punë të mirë që kishim bërë në Dubravë, ishte djegëja e administratës ku gjëndëj dokumentacioni ynë. Kjo na ndihmoj, sëpaku, në fillim të transferimit në këtë burg, sepse për asnjërin prej nesh ata nuk i posedonin të dhënat, ndaj nuk e dishin kush jemi. Do të ju duhet goxha kohë më vonë për ta rikompletuar atë dokumentacion.

Dhoma ku na vendosen, krahasuar me atë në Lipjan ishte shumë më e madhe, por edhe numri i të burgosurve brënda saj ishte më i madh, rrerh 50. Në fund të korridorit ndodhej një kthinë pastrimi ku gjëndëshin edhe toaletet, të cilat na lejonin që ti përdorim. Ishte një lehtësim për neve, por skishte dallim në kushtet e tjera. Në dhomë nuk kishim as krevat e as dyshek, vetëm nga një batanie për përson.

Për dallim nga Lipjani, ku krismat e bënin “melodinë e jetës” me rimat e vdekjës, nga oborri i burgut të Nishit ku na kishin vendosur, dëgjohej muzikë, gjithsesi në gjuhën serbe. Ndonjëherë ishte më torturuese sesa edhe vet krismat e Lipjanit, sepse ishte muzika me të cilën, shpesh, ishin argëtuar derisa ushtronin dhunë të shfrenuar ndaj neve.

Në një moment muzika që vinte nga altoparlanti u ndal. Ishte koha e lajmeve. Fjalia e parë në ato lajme, është fjalia që sdo ta harrojë kurrë në jetën time edhe pse vinte nga njeriu më i urryer ndonjëherë, nga Sllobodan Millosheviçi. Madje mund ta kujtoj edhe intonacionin e zërit brënda asaj fjalie.

“Qytetarë të dashur, lufta ka përfunduar” tha ai në gjuhën serbe, duke ju drejtuar popullit të tij serb. Asnjë fjalë tjetër nuk kemi dëgjuar. Brohoritja jonë shpërtheu grilat.

Tani merrte kuptim gjithë ajo makineri e rëndë që po lëvizte në të njejtin drejtim me autobusin ku ishim ne. Ishte tërheqje.

Kosova kishte fituar lirinë e saj.

Për një moment asnjëri prej neve nuk e mendoj më fatin tonë, çmimin e lirisë jo se jo. E rëndësishme ishte se kishim fituar, ishim vend i lirë nëmesin e vendeve të lira dhe kishim në krah botën përparimtare.

Brohoritjet për fitoren tonë nuk ndaleshin dhe së shpejti do të merrnim “shpërblimin” për gëzimin tonë.

Një rrahje brutale, e cila, mbase, ishte e vetmja që nuk na shkaktoj dhimbje, por kënaqësi.

(Autori është ish i burgosur politik dhe ish-ushtar i UÇK-së).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është bërë një vit prej se zyrtarisht liroi detyrën e…