Lakers bëjnë ligjin në Perëndim, Golden State zhgënjen sërish

16 dhjetor 2019 | 12:01

Lakersat vijon të dominojë në Konferencën e Perëndimit, duke e mposhtur me rezultat 101-96 Atlantan. Fitore e vështirë për Lakersat, që edhe pse patën një epërsi të lehtë gjatë gjithë kohës nuk arritën të shkëputeshin.

James realizoi 32 pikë e 13 rebound, ndërsa Davis 27 pikë e 13 rebound, një dyshe magjike, që po bën diferencën në çdo ndeshje. Fiton edhe Denveri, ndaj New York (111-105), fitore me përmbysje e skuadrës së Nuggets. Nikola Jokiq ishte më i miri në fushë për Denverin, me 25 pikë e 10 rebound.

Vijon të zhgënjejë skuadra e Golden State, që u mund me rezultat 100-79 në fushën e saj nga Sacramento (Bogdanoviq 25 pikë), ndërsa Indiana fitoi 107-85 ndaj Charlotte (Holiday 23 pikë). /Telesport/

Rezultatet

New Orleans – Orlando          119-130
Indiana – Charlotte                 107-85
Atlanta – Lakers                       96-101
Brooklyn – Philadelphia         109-89
Denver – New York                 111-105
Golden State – Sacramento   79-100

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj mund të largohet në janar nga…