Lakers e Clippers dominojnë në Perëndim, Miami befason Houstonin

04 nëntor 14:44

Vijon momenti i mirë në kampionat për skuadrën e Lakers, që korri fitoren e pestë radhazi. Kalifornianët mundën 103-96 San Antonio jashtë fushe, ndeshje e dominuar nga miqtë.

LeBron James realizoi një “triple double”, me 21 pikë, 11 rebound e 13 asistime, mbështetur edhe nga Davis me 25 pikë e 11 rebound, një dyshe që po bën diferencën në të gjitha takimet, raporton “Telesport”.

Fiton edhe skuadra tjetër e Los Anxhelosit, ajo e Clippers, që triumfoi 105-94 ndaj Utah Jazz, që bashkë me Lakers kryesojnë renditjen në Perëndim. Fitore e vështirë për Clippers, ku u dallua i zakonshmi Leonard me 30 pikë. Miami, falë një loje të mirë kolektive (6 lojtarë mbi 12 pikë) arriti të triumfojë ndaj Houstonit me shifrat 129-100.

Rezultatet

Indiana – Chicago          108-95
Miami – Houston           129-100
New York – Sacramento  92-113
San Antonio – Lakers     96-103
Cleveland – Dallas          111-131
Clippers – Utah Jazz      105-94

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia greke gjeti 41 emigrantë të fshehur në një kamion-frigorifer…