Lakersat në krizë, Philadelhia fluturon me Embiid, triumfojnë Bostoni dhe Denveri

21 dhjetor 2023 | 11:24

Humbja e tretë radhazi për ekipin e Lakersat, që hyn në një krizë pas disfatës në fushën e Chicago, me shifrat me rezultat 124-108. Tetë lojtarë të Chicagos realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua DeRozan me 27 pikë, më i miri në fushë.

Rikthehet te fitorja Miami, që mundi 115-106 Orlando, ndeshje ku u dallua Tyler Herro me 28 pikë. Ekipi i Philadelphias, falë 51 pikëve e 12 rebound të Joel Embiid, mundi me rezultat 127-113 Minnesotan, dy ekipe që pretendojnë në Konferencat përkatëse. Jashtë fushe fiton edhe skuadra kampione e Denveri, që mundi me rezultat 113-104 Toronto. Për Denverin u dallua Nikola Jokiq, autor i 31 pikëve dhe 15 rebound.

Fitore të rëndësishme arriti skuadra e Boston, që mundi me rezultat 144-118 Sacramento. Pesë lojtarë të Celtics realizuan mbi 20 pikë (Brown e White nga 28 pikë secili). Pas një ndeshje spektakolare, ekipi i Atlanta fitoi 134-127 në fushën e Houston. Young me 30 pikë ishte shënuesi më i mirë për miqtë.

Rezultatet

Cleveland – Utah Jazz    124-116
Indiana – Charlotte         144-113
Orlando – Miami             106-115
Philadelphia – Minnesota 127-113
Brooklyn – New York      102-121

Toronto – Denver          104-113
Chicago – Lakers            124-108
Houston – Atlanta         127-134
Dallas – Clippers            111-120
Sacramento – Boston    119-144

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka folur nga ambientet jashtë…