Lakersat pasojnë humbje, fitojnë Toronto dhe Miami

19 shkurt 2021 | 14:36

Los Angeles Lakers nuk po arrin t’u japë vazhdimësi rezultateve pozitive, pasi ka pësuar një tjetër humbje, këtë herë në “Staples Center” përballë një kundërshtari mjaft të fortë si Brooklyn Nets.

Këta të fundit konfirmojnë sërish momentin pozitiv, pasi dominuan tre fraksionet e para ndaj Lakersave dhe ndonëse humbën pjesën e fundit, ia dolën të triumfojnë me rezultatin final 98-109, duke u ngjitur në vendin e dytë në Konferencën e Lindjes. LeBron James ishte më i miri i ndeshjes në parketin e “Staples Center” me 32 pikë të shënuara, 8 rikuperime dhe 7 asistime, megjithatë kjo nuk mjaftoi që Lakersat të shmangë humbjen, ndërsa për Nets bënë një ndeshje mjaft të mirë James Harden dhe Harris.

Pas tre humbjeve radhazi, Miami Heat është rikthyer te suksesi, pasi ia doli të triumfojë me shifrat 110-118 në transfertën ndaj Sacramento Kings. Në parketin e “Golden 1 Arena”-s spikati Tyler Herro, që shënoi 27 pikë, ndërsa Miami zgjidhi gjithçka që në gjysmën e parë të ndeshjes. Në harkun kohor të 8 ditëve Sakramento Kings pëson humbjen e 5-të radhazi, ndonëse të gjitha këto takime i ka zhvilluar në “Golden 1 Arena” në shtëpi dhe tani e sheh veten shumë larg zonës së “play-off”-it, raporton “Supersport”.

Në sfidën tjetër të mbrëmjes, Toronto Raptors ia doli të triumfojë me rezultatin 96-110 në transfertën ndaj Milwaukee Bucks. Në “Fiserv Arena” kanadezët mbajtën avantazhin gjatë gjithë kohës, falë edhe formës së mirë të dyshes Siakam-Powell, ndërsa greku i Bucks, Giannis Antetokounmpos nuk arriti të ngjitet në nivelin e pritshmërive.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesja e detyrës se presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, i…