Lakersat rikthehen te fitorja

04 gusht 2020 | 15:42

Los Angeles Lakers rikthehen menjëherë te fitorja në NBA duke harrur disfatën ndaj Toronto Raptors.

Kryesuesit e konferencës së Perëndimit ishin superiorë ndaj Utah Jazz duke triumfuar me rezultatin 116-108 për meritë edhe të Anthony Davis i cili realizoi 42 pikë në total duke udhëhequr skuadrën kaliforniane drejt suksesit të 51-të sezonal.

Vazhdon të fitojë ndërkohë Toronto Raptors që mposhti edhe Miami Heat me rezultatin 107-103. VanVleet me 36 pikë ishte basketbollisti më i mirë mbi parket për skuadrën kanadeze. Fitore me rezultat minimal për Philadelphia 76-ers që kaloi me shifrat 132-130 San Antonio Spurs, ndërkohë që New Orleans Pelicans mposhti me rezultatin 109-99 Memphis Grizliess.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Biznesi "LEO TOBACCO" Sh.P.K. me NUI: 811442912, me seli në…