Lampard: Jam entuziast për atë që pashë nga Havertzi

25 shtator 2020 | 16:29

Trajneri i Chelseat, Frank Lampard, ka folur me superlativa për talentin gjerman Kai Havertz, i cili shënoi tripletë kundër Barnsley, sfidë e vlefshme për Carabao Cup.

“Jam entuziast për atë që pashë. Ishte saktësisht ajo që kisha kërkuar. Kai (Havertz) po luan praktikisht pa stërvitje dhe punën me ne, e ka filluar vetëm pak ditë më parë. Ajo që pamë kundër Barnsley është diçka që duam ta propozojmë për të gjithë sfidat që na presin gjatë sezonit, që do të jetë shumë i gjatë”, ka thënë Lampard.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duket se punët në shtëpinë e Amal dhe George Clooney…