Latifi anulon luftën pas lëndimit të shpinës

01 qershor 2019 | 15:42

Ilir Latifi s’do të zbresë sonte në ring në Stockholm të Suedisë.

Është pritur që Ilir Latifi të shtunën mbrëma të bëjë hap të madh drejt sigurimit të luftës për titull të kampionit në UFC, serinë kryesore të Arteve Marciale të Përziera (MMA).
Por, luftëtari më i njohur shqiptar nuk do të paraqitet në ngjarjen që sot mbahet në Stockholm të Suedisë.

Latifi është detyruar të heqë dorë nga lufta e së shtunës për shkak të një lëndimi të shpinës, ka njoftuar UFC-ja, organizata e fuqishme e arteve marciale.

“Për shkak të një lëndimi të shpinës, Ilir Latifi është detyruar të heqë dorë nga lufta e tij e së shtunës ndaj Volkan Oezdemirit. Përballja nuk do të zëvendësohet dhe ngjarja në Stockholm do të ketë gjithsej 12 përballje. Në ngjarjen në Stockholm, lufta kryesore është ajo ndërmjet Alexander Gustafssonit dhe Anthony Smithit”, ka njoftuar UFC-ja.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy punonjës ndërtimi e kanë humbur jetën nga rrëshqitja e…