Vdesin dy persona në Shkup nga shembja e dheut

01 qershor 2019 | 15:42

Dy punonjës ndërtimi e kanë humbur jetën nga rrëshqitja e dheut deri sa po punonin në hapjen e një kanali të një objekti banimi në Shkup.

Viktimat janë vëllezër të moshës 26 dhe 28 vjeç, që po punonin në kompaninë e babait të tyre. Tragjedisë i ka shpëtuar një person i tretë (54 vjeç) i cili është nxjerr i gjallë me lëndime trupore nga persona të tjerë dhe i ekipi i zjarrfikësve që kanë shkuar në vendin e aksidentit.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11 në komunën e Çairit.

Policia dhe ekipet e hetuesit po hetojnë shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oborri i KEDS-it vlonte të shtunën, përkundër faktit se ishte…