Latifi, Kurtit: Në opozitë me poezi e populizëm, në pushtet gazi i botës

22 qershor 2022 | 11:44

Profesori universitar, Blerim Latifi e ka komentuar me një fjali marrëveshjen e së martës mes Kosovës dhe Serbisë lidhur me çështjen e energjisë elektrike në veri të vendit.

Ai ka shkruar se Kurti në opozitë ua çonte peshë zemrat njerëzve “me poezitë e tij epike”, ndërsa ka thënë se është bërë “gazi i botës” tash.

“Kështu e ka kjo punë: n’opozitë populizmi shkëlqen, i çon peshë zemrat e njerëzve me poezitë e tij epike, ndërkaq, në pushtet bëhet gazi i botës”, ka shkruar Latifi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Kosova është pajtuar që t’i japë kompanisë së shtetit serb, “Elektrosever” leje për të operuar në veri të vendit.

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai serb, Petar Petkoviq e kanë nënshkruar dokumentin e implementimit të marrëveshjeve të viteve 2013 dhe 2015, kur në krye të shtetit ishin Hashim Thaçi e Isa Mustafa.

Këtë, që Kurti në vitin 2018 kishte thënë se nuk do të duhej të ndodhte kurrsesi, e ka mirëpritur të martën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me vendim të qeverisë, Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK)…