Latifi mposhti rusin Oleinik 

02 tetor 2022 | 12:34

Ndeshja mes Ilir Latifit dhe Aleksei Oleinik në UFC, më në fund u zhvillua gjatë mbrëmjes së kaluar, pasi u shty dy herë.

Latifi arriti ta mposht veteranin rus 45-vjeçar, pas vendimit unanim të gjyqtarëve.

Ai i dominoi tri raundet ndaj rusit, për t’u shpallur fitues në fund. Kjo përballje ishte planifikuar të zhvillohej gjatë muajit mars në UFC Columbus, por që Latifi ishte tërhequr për shkak të një problemi me shëndet.

Ndeshja ishte shtyrë për një javë më vonë, por që për herë të dytë kishte dështuar të mbahej.

Përballja mes dyshes u mbajt gjatë mbrëmjes së kaluar, ku Latifi e mposhti rusin, anise ishte i pamposhtur në dy përballjet e fundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekipe të mëdha të futbollit nga e gjithë bota kanë…